RADOSTINË, BANORËT E SHQETËSUAR PËR SITUATËN ALARMANTE TË UJRAVE TË ZEZA

14/07 17:41
Credits to Apollon TV
RADOSTINË, BANORËT E SHQETËSUAR PËR SITUATËN ALARMANTE TË UJRAVE TË ZEZA

Fshati Radostinë – Vadhizë bashkëjeton me ujrat e zeza . Situata e cila është alarmante për shkak të temperaturave të larta po përball banorët me rrezikshmërinë nga infeksionet shprehen të intervistuarit. Sipas banorëve, komuniteti i këtij fshati vuan problemin e mungesës së investimeve në rrjetin e kanalizimeve për ujrat e zeza. Aroma e rëndë dhe rreziku nga epidemitë e shoqërojnë cdo ditë këtë fshat. Ujërat e zeza rrjedhin përpara portave të shtëpive duke sjellë shqetësim për banorët. Ata shprehen se ujërat e zeza janë shumë pranë rrjetit të ujit të pijshëm , c, ka sjell edhe rrezikun e ndotjes së ujit. Banorët e Radostinë – Vadhizës shprehen për Tv Apollon se edhe pse kanë bërë kërkesë për zgjidhje të këtij problemi , ende nuk është marrë asnjë masë nga Bashkia Fier. Ujërat e zeza të lagjeve të sipërme kalojnë para portave të shtëpive duke na ndotur dhe rrezikuar , madje duke shkaktuar edhe konflikte , pohojnë banorët e Radostinë – Vadhizës.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.