QTTB LUSHNJE ZHVILLON AKTIVITET PËR DEMOSTRIMIN E FARËRAVE BUJQËSORE

09/06 19:10
Credits to Apollon TV
QTTB LUSHNJE ZHVILLON AKTIVITET PËR DEMOSTRIMIN E FARËRAVE BUJQËSORE

Paraditen e sotme Ministria e bujqësisë ka organizuar në qëndrën e transferimit të teknologjive bujqësore në Lushnje për demonstrimin në terren të llojeve të farërave të perimeve dhe bimëve industriale. Në këtë aktivitet merrnin pjesë specialistë nga të gjitha qëndrat kërkimore shkencore të vendit si dhe fermerë të cilët bashkëpunojnë me këto qëndra për teknologjitë bashkëkohore të kultivimit. Zv ministri i bujqësisë Dhimo Kote kërkoi nga qëndrat kërkimore dhe specialistët e tyre që të jenë në ndihmë të fermerëve për futjen e farërave cilësore për prodhim të lartë. Ministri Kote i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve dhe për rrezikun e gripit të shpendëve teksa ka theksuar se situata është në kontroll. Ndërkohë fermerët kanë kërkuar më shumë mbështetje nga shteti.

 

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.