
“Qoftë kjo ditë ogur i mbarë për shqiptarët” Basha mesazh urimi për Sulltan Norvuzin


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj festën e Sulltan Novruzit.
Në postimin e tij në Facebook Basha uron që kjo ditë të jetë një ogur i mbarë për të gjithë shqiptarët për “shëndetin dhe ngadhënjimin mbi të keqen”.
“Të dashur besimtarë bektashinj! Gëzuar nga mot Sulltan Novruzin! Qoftë kjo ditë e bekuar një ogur i mbarë për çdo shqiptar e për çdo familje që sot i lutet Zotit për të mirën, shëndetin dhe ngadhënjimin mbi të keqen!”, shkruan Basha në Facebook.