Qindra simpatizantë të PD ‘bllokojnë’ qendrën e Fierit, mbërrin Lulzim Basha: Po fryn era e ndryshimit

Qindra simpatizantë të Partisë Demokratike kanë “bllokuar” mesditën e sotme qendrën e qytetit të Fierit, aty ku sapo ka mbërritur kreu i PD Lulzim Basha.
Siç shihet nga pamjet e drejtpërdrejta nga Tv Apollon, simpatizantë dhe mbështetës të kësaj force politike shoqërojnë Bashën në Fier.
“Më këtë pritje të mrekullueshme. Entuziazëm anë e mbanë Shqipërisë. Era e ndryshimit po fryn kudo në Shqipëri. Dëshpërimin e gjithë shqiptarëve e dëgjojë me zërin tuaj. (Disa fjalë nuk kuptohen nga thirrjet dhe brohorimat e simpatizantëve.) Ju falenderoj nga zemra. Unë e di se kur era e ndryshimit fryn, kur shpirti juaj mbushet me shpresë, se 25 prilli do të jetë një ditë më e mirë për çdo shqiptar…”, tha Basha mes qytetarëve.
Në fund, kreu i PD bëri thirrje që simpatizantët të ruajnë distancën. “Dua t’ju lus nga zemra të respejktojmë maksimalisht kushtet e kësaj fushate. Të mbajmë maskat, të ruajmë distancat. Shqipëria do fitojë, Fieri do fitojë”, shtoi ai.
TË NGJASHME