Qindra mjete të bllokuara prej më shumë se 10 orësh, ministrja Balluku shkon në Qafë Thanë të monitotojë situatën nga afër

14/02 22:43
Credits to Apollon TV
Qindra mjete të bllokuara prej më shumë se 10 orësh, ministrja Balluku shkon në Qafë Thanë të monitotojë situatën nga afër

Prej orës 13:30 të ditës së sotme qindra qutetarë kanë mbetur të bllokuar në Qafë Thanë, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Situatën e bën më të vështirë edhe rrëshqitja e një autobusi dhe një kamioni, të cilët e kanë bërë të pamundur ndërhyrjen e borëpastrueseve.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku është nisur drejt Qafë Thanës së bashku me drejtorin e ARRSH Ergys Verdho dhe drejtorin e policisë Ardi Veliu, në mënyrë që ta monitotojnë situatën nga afër.

Presj ditës s ëdjeshme vendi ynë është përfshirë nga mot i acartë me reshje të dendura dëbore që kanë sjellë vështirësi të mëdha në qarkullimin e mjeteve.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.