Qeveria shqiptare harxhoi 2 mld euro për investimet në infrastrukturën rrugore në 8 vite

30/08 16:11
Credits to Apollon TV
Qeveria shqiptare harxhoi 2 mld euro për investimet në infrastrukturën rrugore në 8 vite

Në 8 vitet e fundit, përkatësisht nga viti 2014 deri në 2022, qeveria shqiptare harxhoi 2 miliardë euro, për investime në infrastrukturtën rrugore. Vetëm përgjatë vitit të kaluar, u shpenzuan 24 miliardë lekë për të investuar në rrugët ekzistuese, pore dhe në ato të reja.

Instituti i Stastistikave tregoi se nga viti 2014 janë investuar mbi 2 miliardë euro, ose rreth 213 miliardë lekë, për ndërtimin e disa rrugëve, punimet e të cilave nuk kanë përfunduar ende ndonëse ka kalaur më shumë se një dekadë. Të dhënat nga Ministria e Financave dhe ajo e infrastrukturës tregojnë se projektet e mëdha të investimeve të tilla si Unaza e Madhe e Tiranës, Rruga e Arbrit, Rruga e Kombit, Qukës-qafë -Plloçë, Kardhiq-Delvinë, kanë hyrë në dekadën e dytë të financimit dhe punimet ende nuk kanë përfunduar.

Vetëm vitin e kaluar, sipas përllogaritjeve vendi kishte në total 3 mijë e 606 kilometra rrugë, nga 3 mijë e 848 që ishin në vitin 2014. Nga viti 2014 deri në fund të vitit 2022, qeveria e Shqipërisë nëpërmjet buxhetit të shtetit ka injektuar në ekonominë e vendit 1,1 trilionë lekë (9,7 miliardë euro) në formën e investimeve kapitale dhe shpenzimeve operative, referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, të përpunuara edhe nga Monitor.

Ndonëse në 8 vite qeveria ka injektuar 9.7 miliardë euro, Prodhimi i brendsëhm bruto i venddit u shtua gjatë kësaj periudhe me vetëm 3.4 miliardë euro, ndërsa borxhi publik, nga ana tjetër, u rritur me po 3 miliardë euro.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.