Qeveria shpërblen bluzat e bardha dhe efektivët e policisë për festat e fundvitit

24/12 18:11
Credits to Apollon TV
Qeveria shpërblen bluzat e bardha dhe efektivët e policisë për festat e fundvitit

Qeveria miraton shpërblim për festat e fundvitit edhe për mjekët dhe efektivët e policisë.

Vendimi vjen vetëm pak ditë pas miratimit të shpërblimit prej 50 mijë lekësh të vjetra për pensionistët.

Vendimi i plotë:

Nr. 1044, datë 18.12.2020 PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR. 929, DATË 17.11.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN DHE PËRDORIMIN E FONDIT TË VEÇANTË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të nenit 4, të ligjit nr. 10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të nenit 12, të ligjit nr. 88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në fund të pikës 9, të vendimit nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje: “Përjashtimi kufizues sa më sipër nuk aplikohet për institucionet e kujdesit shëndetësor dhe strukturat e Policisë së Shtetit, mënyra e pagesës së të cilave përcaktohet, përkatësisht, nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.