Qeveria merr vendimin, nga 1 Janari 2021 ja sa do të jetë paga minimale.

16/12 20:21
Credits to Apollon TV

Qeveria shqiptare me anë të një VKM-je ka miratuar rritjen e pagës minimale, e cila që nga 1 janari 2021 do të bëhet 30 mijë lekë të reja në muaj, nga 26000 lekë që është tani.

Për të marrë këtë pagë bazë duhet që të kryhen 174 orë pune në muaj ndërsa shtesat jepen mbi pagën bazë.

Këshilli i ministrave vendosi: 

1. Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 30 000 (tridhjetë mijë) lekë.

2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

3. Paga bazë minimale orare të jetë 172.4 (njëqind e shtatëdhjetë e dy pikë katër) lekë.

4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.

5. Vendimi nr.809, datë 26.12.2018, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.

Shpërndaje

TË NGJASHME

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.