
QË NË MËNGJES/ Atentat me silenciator në qendër të Tiranës, “shënjestra” u plagos te Piramida, vdes në spital (FOTO)


Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në Tiranë, te Piramida.
Paraprakisht bëhet me dije se si paosjë e të shtënave me armë ka persona të plagosur. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.
Burimet bëjnë me dije se viktima është Behar Sofia, ndërkohë që ai ka qenë duke ecur në këmbë në momentin që është qëlluar.
I plagosuri raportohet se ka marrë dy plumba nga një armë zjarri me silenciator. Ai është dërguar në spital dhe bëhet me dije se ka ndërruar jetë.

Blutë e Tiranës po punojnë për identifikimin e autorëve. Kanë qenë qytetarët ata që kanë njoftuar policinë për të plagosurin, pasi ai po kërkonte ndihmë.
Dyshimet se autorët kanë qëlluar me silenciator përforcohen më shumë dhe nga dëshmitarët, të cilët kanë thënë se nuk kanë dëgjuar zhurmë, vetëm kanë parë të plagosurin në rrugë.