Punonjësi i Pyjores bllokohet dhe rrezikon jetën në mes të flakëve në Patos

24/07 18:45
Credits to Apollon TV
Punonjësi i Pyjores bllokohet dhe rrezikon jetën në mes të flakëve në Patos

Një punonjës i Pyjores në zonën e Patosit ka rrezikuar jetën në mes të flakëve, pasi bashkë me kolegët e tij prej orësh po punojnë me mjete rrethanore, lopata e pompa uji  për të shuar zjarrin.

Rauf Muskaj po luftonte me flakët në pyllin e Gjorgos, ndërsa zjarri favorizohej nga era dhe temperaturat e larta.

Ai ishte izoluar në mes të pyllit nga flakët dhe tymi, ndërsa zjarri u rindez prej paradites së sotme. Muska fatmirësisht është shpëtuar nga Shërbimi zjarrfikës.

Fatmirësisht pas dhënies së ndihmës së parë ai nuk paraqet probleme të mëdha shendetesore. Për herë të dytë brenda pak ditesh flakët djegin pishat disa vjeçare të Gjorgosit ndërsa ende nuk dihet shkaku.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.