Publikohen SHIFRAT: Mbi 600 raste të reja, por vetëm 4 humbje jete nga koronavirusi në 24 orët e fundit

21/03 17:06
Credits to Apollon TV

Bie ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ndonëse mbetet i lartë numri i rasteve të reja pozitive, me 659 të tilla, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 4 pacientë të moshës 62-89-vjeç fatkeqësisht nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 392 pacientë, 25 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

SHIFRAT E PLOTA:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1685 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 46,515 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3487 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 659 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

148 raste në Tiranë, nga 34 raste në Fier, Berat, nga 28 raste në Durrës, Elbasan, Gjirokastër, 26 në Korçë, 25 në Shkodër, 24 në Kukës, 23 në Vlorë, nga 20 raste në Pogradec, Gramsh, 19 në Kavajë, 18 në Lushnje, 17 në Tepelenë, 16 në Ura Vajgurore, 14 në Peqin, 13 në Krujë, nga 12 raste në Kurbin, Mallakastër, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Kuçovë, 9 në Sarandë, nga 7 raste në Devoll, Vau i Dejës, 6 në Shijak, 5 në Mirditë, nga 4 raste në Përmet, Divjakë, Skrapar, nga 3 raste në Lezhë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Memaliaj, Kolonjë, Maliq, Poliçan, nga 2 raste në Tropojë, Fushë Arrëz, nga 1 rast në Rrogozhinë, Delvinë, Roskovec, Finiq, Cerrik, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 522 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 85,147 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 392 pacientë, 25 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 62-89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (21 Mars 2021)

Raste të reja ditore        659

Të shëruar në 24 orë     522

Të shtruar në spitale      392

Humbje jete në 24 orë   4

Testime ditore               3487

Testime totale           532,796

Raste pozitive           121,200

Raste të shëruara       85,147

Raste Aktive             33,916

Humbje jete              2137

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   22994

Fier                       2647

Durrës                                  1574

Vlorë                                     1422

Shkodër                               1299

Gjirokastër          1225

Korçë                                    809

Lezhë                                    635

Elbasan                                453

Kukës                                    346

Dibër                                     340

Berat                                    172

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.