Pse në Kosovë rezultati i zgjedhjeve del brenda natës, te ne duhen disa ditë? Celibashi: Sepse te ne bëhet numërim i…

07/04 6:02
Credits to Apollon TV
Pse në Kosovë rezultati i zgjedhjeve del brenda natës, te ne duhen disa ditë? Celibashi: Sepse te ne bëhet numërim i…

Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka treguar dhe arsyen se pse në vendin tonë merr disa ditë kohë nxjerrja e rezultatit të zgjedhjeve, ndryshe nga fqinjët tanë, Kosova apo Maqedonia e Veriut.

Ai tha se në vendin tonë bëhet numërim i përqendruar, nëse në Kosovë aty ku votohet aty dhe numërohet. Sa i takon numërimit elektronik, Celibashi tha në “Opinion” se ishte një kohë e shkurtër në dispozion për ta implementuar.

Fevziu: Pse nuk shkuat te numërimi elektronik? Sepse lehtësonte që të bëhej shpejt numërimi.

Celibashi: Ishte dhe kjo një ide, por sa kohë ligjvënësi nuk e ka parashikuar si opsion, plus dhe koha ishte e ngushtë. Kemi përgatitur projektin e identifikimit eklektronik.

Fevziu: Si shpjegohet që bëjnë zgjedhje Maqedonia dhe Kosova brenda mbrëmjes rezultati është i njohur ndërsa te ne kalon e mërkura e enjtja dhe nuk kemi rezultat?

Celibashi: E para lidhet me procedurat e nxjerrjes së rezultatit, ne e kemi të ndryshëm nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Në Shqipëri e bëjmë në mënyrë të përqendruar, në Kosovë bëhen në qendrën e votimit aty votohet aty hapen kutitë aty numëërohet, siç është bërë këtu deri në 2003 që brenda natës dilte rezultati. Është koha që të merr transportimi i kutive.  

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.