PS fiton sërish Kukësin / Halilaj, 1500 vota më shumë se Gjici

25/09 14:11
Credits to Apollon TV
PS fiton sërish Kukësin / Halilaj, 1500 vota më shumë se Gjici

Albert Halilaj u zgjodh kryetari i ri bashkisë së Kukësit. Kandidati i Partisë Socialiste fitoi bindshëm me një diferencë të theksuar prej 5597 votash ndaj kundërshtarit të tij të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Emri Vata. Përsëristja e zgjedhjeve në Kukës pas shkarkimit të Safet Gjicit nga detyra, nuk solli surpriza, qytetarët ja besuan sërish drejtimin forcës së majtë.

Në KZAZ-në numër 11, në shkollën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Kukës kandidati Albert Halialaj, së bashku me Pandeli Majkon drejtuesin politik të qarkut dhe Granit Gjanën, kryetarin e komanduar deri në përsëritjen e zgjedhjeve; ndoqën nga afër numërimin e fletëve të votimit të 74 qëndrave të votimit. Teksa procesi ishte drejt përfundimit, simpatizantët dhe mbështësit e Halilajt festuan fitoren me flamurin e Shqipërisë së Bashkuar.
Sinkron Halilaj: “Falenderoj me gjithë zemër të gjithë qytetarët e Kukësit, premtoj që do jem krah tyre për t’iu ardhur në ndihmë. Jap një mesazh të qartë politikës, që duhet të jenë sa më pranë njerëzve në nevojë sa më pranë qytetarëve. Fitorja me diferencë të madhe votash tregoi që Kukësi zgjodhi njerëzit e punës dhe njerëzit që u rrinë pranë. Unë e prisja rezultatin po jo në këtë masë, jam djalë i thjeshtë e i punës që komunikoj me çdo qytetar me çdo bindje partiake.”
Majko u shpreh se votat e çdo qytetari të Kukësit janë një borxh që duhet të kthehet me vepra dhe jo me fjalë.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.