Protestuesit godasin me gurë dhe shashka policinë, plagosen 2 efektivë të FNSH-së te Libri Universitar

11/12 19:54
Credits to Apollon TV

Vijon protesta në rrugët e Tiranës, ku një grup protestuesish po lëvizin në disa zona të ndryshme të kryeqytetit duke shkatërruar semaforët dhe gjithçka që u del përpara.

Në zonën e Librit Universitar ata janë përballur edhe me efektivët e policsë, ndaj të cilëve kanë lëshuar gurë dhe mjete piroteknike, duke plagosur edhe 2 efektivë të FNSH Fier.

Efektivët e plagosur janë dërguar në spital, ndërkohë që sulmi vazhdon dhe në ndihmë të policëve kanë shkuar forca të tjera.

“Te libri universitar nje grup personash po sulmon me gure e lende piroteknike punjonjesit e FNSh Fier qe jane me makinen e shihedhesin.

Si pasoje e sulmit me gure jane plagosur dy polic te FNSh te cilet jane transportuar ne spital.

Sulmi mbi poicine po vijon me gure me sende te forta e lende piroteknike.

Forca te tjera jane derguar ne ndihme te punonjesve te FNSh”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.