Protestat e dhunshme në Athinë, Mitsotakis: Zemërimi i verbër nuk çon askund

09/03 23:50
Credits to Apollon TV

Një protestë e dhunshme ka përfshirë Athinën mbrëmjen e sotme. Grupe protestuesish rrethuan stacionin e policisë, ku incidentet e dhunshme filluan me përplasje të vazhdueshme midis të rinjve dhe forcave të armatosura.

Në 18:00 pasdite filloi një demonstratë masive, ku mijëra qytetarë shprehën revoltën e tyre për dhunën e policisë dhe incidentet e dhunshme të dielën e kaluar. Një polic mbeti i plagosur rëndë gjatë kësaj proteste.

Oficeri i policisë u plagos kur motorët e grupit “Aksion” iu afruan protestuesve që ishin pranë sheshit me statujën e Krisostomit të Smirnës, ku disa nga të rinjtë arritën të tërhiqnin policin nga motori i tij dhe ta hidhnin atë në tokë, rapotojnë mediet e huaja.

Lidhur me këtë protestë të dhunshme, ka reaguar dhe Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Ai thotë se mesazhet në Nea Smyrni janë të trishtueshme, ndërsa i bën thirrje të rinjve që janë ngritur, që tërbimi i verbër nuk çon askund.

“Imazhet e trishtueshme të dhunës që pamë të gjithë sonte në Athinë duhet të jenë të fundit. Dhe jeta e një prej bashkëqytetarëve tanë, policit të ri që ishte në rrezik, për të na zgjuar. Në këto momente, përmbajtja dhe gjakftohtësia duhet të mbizotërojnë nga të gjithë. Dhe u drejtohem veçanërisht të rinjve tanë, të cilët janë të destinuar të krijojnë trazira. Jo për të shkatërruar. Zemërimi i verbër nuk çon askund. Për fat të keq, disa njerëz i injoruan paralajmërimet tona. Dhe atyre që përpiqen të mbjellin urrejtje dhe përçarje në shoqëri për të mbuluar ngërçin e tyre, siç bënë në të kaluarën, u përgjigjem: Në natën e zgjedhjeve të 7 korrikut 2019, theksova se jam këtu për të garantuar unitet, siguri dhe prosperiteti i të gjithë grekëve. E përsëris këtë tani. Nuk do të lejoj askënd të na ndajë. Ne nuk do të lejojmë askënd të na kthejë mbrapsht ”- tha Mitsotakis.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.