Prokuroria Fier nis hetim për IUTE CREDIT Albania, në arrest një punonjëse

14/12 13:19
Credits to Apollon TV

Kompania “Iute Credit” është denoncuar shpesh në media për rastet e abuzimit me klientët dhe njihet si një kompani me krebilitet të ulët, e që në disa raste vetë Banka e Shqipërisë e ka hetuar dhe ka njoftuar marrjen e masave.

Së fundmi, ky institucion financiar mikrokredish është përfshirë nga një skandal që ka përfunduar në dyert e Prokurorisë. Organi i akuzës në Fier, ka nisur hetimet nga “Iute Credit” pasi një prej punonjseve ka firmosur fiktivisht në emër të klientëve dhe ka përfituar në emër të tyre 9.3 milion lekë të reja.


Prokuroria e Fierit ka nisur hetimin për institucionin financiar “Iute Credit Albania”. Mësohet se po hetohet punonjësja Paula Buzi, e cila rezulton se ka pëfituar me anë të mashtrimit, 9.3 milionë lekë kredi. Ka qenë vetë Buzi që ka firmosur në emër të disa klientëve, por mashtrimi është zbuluar shumë shpejt.

Hetimet kanë zbuluar se pas kontaktit me personat, emrat e të cilëve ndodheshin në letrat e kredisë, është vërtetuar se ata nuk kanë firmosur. 

Për rrjedhojë, Buzi është lënë në masën ‘arrest me burg’. Pritet që punonjësja e “Iute Credit” të merret në pyetje për mashtrimin e kryer dhe të zbardhë të tjera detaje për ngjarjes.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.