Prokuroria e Kukësit shpall në “kërkim ndërkombëtar” Fjolla Morinën, këngëtarja është dënuar me 6 vite burg për “trafik armësh”

20/04 19:55
Credits to Apollon TV
Prokuroria e Kukësit shpall në “kërkim ndërkombëtar” Fjolla Morinën, këngëtarja është dënuar me 6 vite burg për “trafik armësh”

Prokuroria e Kukësit ka shpallur në kërkim ndërkombëtar këngëtaren Fjolla Morina, e cila është dënuar me 6 vite burg me akuzën për “trafik të armëve dhe municionit”.

Ajo u aratis në fillim të këtij viti nga banesa ku qëndrontë në “arrest shtëpie”, ndërkohë që ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ku ka postuar foto nga Dubai së bashku me të dahsurin e saj.

Kërkesa e Prokurorisë së Kukësit, e firmosur nga prokurori Edmond Karriqi, i është dërguar Prokurorisë së Përgjithshme dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë nëse kjo kërkesë do të miratohet.

Avokatja e këngëtares, Aurora Guska, tha për BIRN se kërkesa e prokurorisë ishte e drejtë dhe nuk mund të kundërshtohej, por duhej mbajtur sekrete. Por ajo pretendon se klientja e saj është e pafajshme dhe kërkon që Apeli të zbusë dënimin e saj.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.