
‘PROJEKTI I RAMËS NGA SIRTARËT E VUÇIÇIT’, BERISHA PËR RAMËN: PO PUNON PËR SERBOMADHINË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vendimin e djeshëm të kryeministrit Edi Rama për shtyrjen e mbledhjes së përbashkët me Kosovën. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Rama e anuloi mbledhjen me urdhër të Beogradit, ndërsa shtoi se shqiptarët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.Ai tha se shqiptarët nuk janë shkaku, por është nacionalizmi i verbër serb.