
PROFIL/ I shpëtoi atentatit me 10 plumba, kush është Andrea Kalemi, pronar i disa bizneseve në Shqipëri

Shqiptari Andrea Kalemi, i cili u plagos nga bashkëkombasi në ishullin Paxos, Greqi, po lufton me jetën në spitalin e Janinës. Ndërkohë policia e vendit fqinj po vijon operacionin nga deti dhe toka për kapjen e autorit.
Forcat të shumta policie po kontrollojnë të gjitha mjetet lundruese që dalin nga ishulli Paxos me drejtim Prevezen, Igumenicën dhe Korfuzin. Autori i maskuar mësohet se ka qëlluar 10 herë mbi Kalemin, i cili ka marrë plagë të rënda në trup.
Dyshohet se bashkëkombasi kishte mbërritur enkas nga Italia në Greqi për të eleminuar shënjestrën, por që situata i doli jashtë kontrollit dhe dështoi në realizimin e planit. Deri më tani pista kryesore është ajo e hakmarrjes ose borxheve të vjetra mes të plagosurit dhe autorit.
Kush është Andrea Kalemi?
51-vjeçari Andrea Kalemi i njohur si Adriatik Kalemi, i plagosur në një atentat në ishullin grek, rezulton të jetë një emër jo pak i njohur për policinë shqiptare.
Në vitin 2001 ai rezulton se është arrestuar nga forcat speciale RENEA. Gjithashtu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001.
Në vitin 2017 ai është arrestuar në Tiranë së bashku me 2 persona të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kundërshtuar punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa një person i katërt që ishte me ata goditi me shufër hekuri në kokë, punonjësin e policisë E. V., i cili u dërgua në spital.
Kujtojmë se qershor 2022, mbeti i vrarë në një shpërthim me sksploziv kushëriri i tij, Aleksandër Sadikaj. Pak muaj më vonë u ekzekutua në zonën e Selitës biznesmeni Edmond Papa, si shenjë hakmarrje për vrasjen e Sadikajt.
Për vrasjen e Papës u arrestua shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo, si dhe është në kërkim shoku tjetër Andrea Bode. Ndërkohë në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Kalemit.
51 -jeçari figuron pronari i një bar kafe, restorant, pika servisi, parkim automjetesh, lavazh, hotele etj, agjenci shitblerje dhe dhënie me qira të pasurive të patundshme, agjenci transporti të udhëtareve dhe mallrave brenda dhe jashtë vendit, si dhe aktivitete të ndërtimit.