Procedohet penalisht 35 vjecari ne Fier pasi theu karantinen

18/02 13:47
Credits to Apollon TV
Procedohet penalisht 35 vjecari ne Fier pasi theu karantinen

Fier

Theu karantinën duke dalë nga shtëpia, procedohet penalisht nga Policia një shtetas, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Në vijim të kontrolleve të herëpasëherëshme në banesat e të prekurve nga COVID-19, me qëllim kontrollin për respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19, ditën e djeshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, proceduan penalisht shtetasin B. D., 35 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk u gjend në banesën e tij, ndërkohë që rezulton i infektuar me Sars-Cov-2.

Gjithashtu, këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë.

Policia e Fierit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, të prekurit nga COVID-19 të respektojnë detyrimisht vetëkarantinimin, duke bërë të mundur që të gjithë bashkë të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.