Prindërit gjejnë të vdekur 13-vjeçarin brenda makinës në Tiranë

19/07 16:57
Credits to Apollon TV
Prindërit gjejnë të vdekur 13-vjeçarin brenda makinës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Babrru ku një i mitur ka humbur jetën. Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se 13-vjeçari është gjetur i pajetë nga familjarët brenda automjetit në garazhin e banesës së tij.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimi ne rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.