Prezenca e OSBE-së në Shqipëri reagon për ngjarjen e rëndë në Elbasan: Policia të hetojë këtë krim të shëmtuar

22/04 13:43
Credits to Apollon TV
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri reagon për ngjarjen e rëndë në Elbasan: Policia të hetojë këtë krim të shëmtuar

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur ditën e djeshme në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.

Në një deklaratë OSBE thotë se përgatitjet e zgjedhjeve janë një mundësi demokratike e jashtëzakonshme, e cila nuk mund të njolloset me gjak dhe dhunë.

Ndër të tjera thuhet që presin që institucionet gjyqësore të Shqipërisë ta hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vërejti me shqetësim incidentin e dhunshëm, që çoi në humbjen e jetës në Elbasan. Mendimet tona janë, së pari, për familjen e viktimës. Ne besojmë, fuqimisht, që fushata zgjedhore dhe përgatitjet e zgjedhjeve janë një mundësi demokratike e jashtëzakonshme, e cila nuk mund të njolloset me gjak dhe dhunë. Presim që policia dhe institucionet gjyqësore të Shqipërisë ta hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar,” thuhet në deklaratën e OSBE.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.