Prezantohen në Meksikë trupat e dy alienëve 1 mijë vjeçarë

13/09 22:43
Credits to Apollon TV
Prezantohen në Meksikë trupat e dy alienëve 1 mijë vjeçarë

Trupat e dy qenieve të supozuara “jo-njerëzore” u prezantuan këtë të martë në një seancë dëgjimore publike në Kongresin e Mexico City. Ata u prezantuan nga gazetari dhe ufologu Jaime Maussan. Trupat, sipas tij, janë mbetje të fosilizuara të individëve jashtëtokësorë që datojnë 1000 vjet më parë.

“Ata janë dy trupa të mumifikuar” – shpjegoi Maussan – “të gjetura në 2017-ën në Peru. Kanë vetëm tre gishta në secilën dorë dhe koka të zgjatura”. Duke folur nën betim në pallatin legjislativ të San Lazaro, Maussan deklaroi: “Këta ekzemplarë nuk janë pjesë e evolucionit tonë tokësor… Këto nuk janë qenie të gjetura pas rrëzimit të një UFO-je. Ato u gjetën në miniera ku ishin fosilizuar”.

Deklaratat u bënë gjatë një seance dëgjimore në Kongres për fenomene anormale të paidentifikuara, e cila u zhvillua disa javë pas seancës dëgjimore në SHBA.

Është hera e parë që jeta jashtëtokësore paraqitet në këtë formë”, – tha Maussan, “Unë besoj se është një demonstrim i qartë i faktit që kemi të bëjmë me ekzemplarë jo-njerëzorë, që nuk lidhen me asnjë specie tjetër të botës sonë dhe se çdo shkencë institucionale mund ta verifikojë atë.”

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.