Presidenti Meta në Tivar, merr dhuratën e veçantë nga Arqipeshkvi Imzot Rrok Gjonlleshaj

20/06 19:07
Credits to Apollon TV
Presidenti Meta në Tivar, merr dhuratën e veçantë nga Arqipeshkvi Imzot Rrok Gjonlleshaj

Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme Tivarin në Malin e Zi, ku është takuar me Arqipeshkvin, Imzot Rrok Gjonlleshajn.

Arqipeshkvi i ka dhuruar Metës “Monografinë e Arqipeshkvisë së Tivarit”, një botim voluminoz kushtuar njërës prej organizimeve kishtare më të vjetra në rajonin tone.

“Një rikthim i shumëpritur në Tivar, ku si përherë është kënaqësi të takohem dhe të bisedoj ngrohtësisht me Arqipeshkvin, Imzot Rrok Gjonlleshaj.

E vlerësoj dhuratën e tij, “Monografinë e Arqipeshkvisë së Tivarit”, një botim voluminoz kushtuar njërës prej organizimeve kishtare më të vjetra në rajonin tonë, që mezi pres ta lexoj”, shkruan Meta.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.