Presidenti Ilir Meta ne emisionin “Ballafaqim” ne Tv Apollon, ka cilësuar zgjedhjet e 25 prillit si më të rëndësishmet në 100 vitet që do të vijnë

10/03 22:26
Credits to Apollon TV

Presidenti Ilir Meta i ka cilësuar zgjedhjet e 25 prillit si më të rëndësishmet në 100 vitet që do të vijnë.

Ai tha në emisionin “Ballafaqimi” të gazetarit Besnik Sulejmani ne Telvizionin Apollon, se asnjë qytetar nuk ka të drejtë të ankohet nëse nuk shkon te kutia e votimit të ndëshkojë me votë ata që e kanë gënjyer. 

“Janë zgjedhjet më të rëndësishme në 100 vitet që vijnë, që nga Kongresi i Lushnjës. Unë kam besim te demokracia. Çdo qytetar te kutia e votimit do votojë të jetë në paqe për familjen e tij, për fëmijët dhe të ardhmen e Shqipërisë. Asnjë qytetar nuk ka të drejtë nesër të ankohet për Qeverinë dhe për Parlamentin në rast se nuk shkon në votime për të zgjedhur dhe për të ndëshkuar këdo që i ka gënjyer, këdo që i bën presion apo tenton t’i blejë votën”, tha Meta.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.