Presidenti i Republikës zoti Ilir Meta do te jete sonte në mbrëmje ne oren 21:00 ne emisionin “Ballafaqim” ne TV “Apollon” perballe gazetarit Besnik Sulejmani

10/03 14:17
Credits to Apollon TV

Debati do te perqendrohet ne rolin e Kreut te Shtetit zotit Meta ne mbrojtjen e vlerave te demokracisë, ne angazhimin e kreut te shtetit ne luften ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar,per reformen ne drejtesi, problemet e funksionimit te gjyqësorit etj . Gjithashtu me zotin Meta do diskutohen edhe ceshtje te tjera te rendesishme si roli dhe efektiviteti i kodit te ri zgjedhjor ne garantimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të besueshme ,dhe me integritet ,fakti se si President i Republikes i vlerëson situatën ekonomike në vend ,lidhur edhe me pandemine,per


reformat ekonomike të qeverisë Rama dhe a janë ato funksionale per zhvillimin e ekonomisë se qendueshme etj.Zoti Meta do te pyetet se si Ai me cilësinë e kreu te shtetit do t’i përgjigjet opinionit publik ,i cili pretendon se Presidenti po bene fushate,per te ardhmen politike e Ilir Metës nese opozita fiton zgjedhjet e 25 prillit dhe shumë te tjera per konfliktet institucionale Presidence -Qeveri dhe shumë te tjerave. Na ndiqni sonte ne orën 21:00 ne valet e TV”Apollon”!

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.