
Presidenti Begaj takon David Wisner !‘SHBA, rol kyç në konsolidimin e demokracisë’

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti në një takim zyrtar të Ngarkuarin me Punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner. Gjatë takimit, Kreu i Shtetit rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.
Presidenti Begaj theksoi gjithashtu rolin kyç të SHBA-së në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri. Në këtë kuadër, Presidenti Begaj e konsideroi thelbësore mbështetjen e SHBA-së në rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vendin tonë.
David Wisner filloi pak ditë më parë detyrën e tij si Zëvendës Shef i Misionit dhe i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë në gusht 2023. Ai ka shërbyer më parë si Drejtues i Zyrës së Sigurisë Globale Ushqimore në Departamentin e Shtetit dhe para kësaj si Zëvendes Drejtor për Shtypin dhe Komunikimet Strategjike dhe si Zëdhënës në Byronë e Lindjes së Mesme.