Prej tre muajsh i vdekur në banesë, policia gjen trupin e pajetë të një personi (EMRI)

19/03 16:17
Credits to Apollon TV

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në qytetin e Korçës. Një shtetas rreth 70-vjeç është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Sipas burimeve dyshohet se viktima i identifikuar si Vangjush Prodani ka vdekur para 3 muajsh dhe gjatë kësaj periudhe ai nuk ka pasur kontakt me asnjë familjarë, pasi jetonte i vetëm në banesë. Ndërkohë që nuk është parë as nga banorët e lagjes për këtë periudhë kohore.

Çka sjell dyshime se 70 vjeçari mund të ketë ndërruar jetë 3 muaj më parë, megjithatë pritet të kryhet ekspertiza për të bërë të qarta rrethanat e ngjarjes së rëndë dhe për të përcaktuar kohën që viktima ka qenë në banesë kur ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.