Prej 9 ditësh në flakë, vijon zjarri në Malin e Tomorrit, digjen 23 hektarë pyll

06/07 15:59
Credits to Apollon TV
Prej 9 ditësh në flakë, vijon zjarri në Malin e Tomorrit, digjen 23 hektarë pyll

Prej 9 ditësh Mali i Tomorrit është i përfshirë nga flakët.

Temperaturat e larta që vijojnë prej ditësh dhe era ka bërë që flakët të përhapen dhe të krijojnë vatra të reja.

Prej ditësh zjarrfikësit, por edhe 25 forca të ushtrisë po punojnë për të vënë në kontroll flakët dhe shuarjen e tyre.

Duke qenë se terreni është i vështirë dhe mjetet e kanë të pamundur futjen në zonë, zjarri është duke u fikur vetëm me forca njerëzore dhe mjete rrethanore. Bëhet me dije se deri më tani janë djegur 23 hektar pyll.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.