Prej 3 muajsh i ati në morg, pas deklaratës të së bijës reagon Spitali i Vlorës: Vajza la të atin në urgjencë dhe u largua, askush më nuk u interesua (E PLOTË)

23/03 12:50
Credits to Apollon TV

Spitali Rajonal i Vlorës ka reaguar pas investigimit të publikuar ditën e djeshme në emisionin “Boom” për rastin e Anila Zeqirit e cila kishte shtruar në spital babain e saj në datën 27 dhjetor dhe deri tani ende nuk kishte asnjë informacion mbi të.

Nga investigimet e bëra rezultoi se babai i Anila Zeqirit kishte humbur jetën më 6 janar dhe trupi i tij mbahej në morg, mirëpo askush nga familjarët nuk ishte kontaktuar.

Në një postim përmes Facebook Spitali i Vlorës bën të ditur se Anila Zeqiri e kishte çuar të atin në urgjencën e spitalit dhe më pas ishte larguar dhe që prej atij momenti askush nuk ishte interesuar për të.

“Vetem ne mars, pra shume kohe me pas, e bija ka kerkuar informacion per te atin me pretendimin qe ajo ka bere aksident me motor diten qe e ka sjelle ate ne urgjence edhe u largua pa pritur as perfundimin e vizites mjekesore si dhe pa lene numer kontakti.”- shkruhet në dekklaratë.

Të gjithë deklaratën e bërë nga Zeqiri që i ka çuar të atit ushqim spitali e hedh poshtë dhe e cilëson si të rreme.

“Nga rregjistrat e reparteve nuk ka asnje dite shenime qe familjare te tjere kane sjelle ushqime(e bija e pohon qe s’ka sjelle ajo vete per shkak te aksidentit, por nuk permend ne asnje rast emrat e familjareve  qe jane paraqitur me ushqime prane spitalit ) dhe aq me teper te kerkojne informacion mjekesor per z. Zeqiri”- shkruhet më tej në reagimin e spitalit.

Sipas kartelës mjekësore i ndjeri ka qëndruar vetëm dy orë në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe më pas është transferuar drejt Spitalit Covid 2 aty ku dhe ka ndërruar jetë disa ditë më vonë.

Spitali kërkon që Prokuroria të hetojë rastin për të zbardhur të vërtetën e kësaj ngjarjeje.

“Kerkojme nga ana e organeve kompetente hetimin edhe transparencen e rastit duke treguar te verteten rreth kesaj ngjarje duke vene ne dispozicion cdo te dhene transparente nga ana e Spitalit Rajonal Vlore”

Postimi i plotë:

Prej shume se nje viti, te ndergjegjshem qe misioni yne  eshte sa i veshtire aq edhe i rendesishem ne jeten e qytetit, Spitali Rajonal Vlore ka qene pjese e rendesishme ne betejen antiCovid.

Jane asistuar, triazhuar, trajtuar, transferuar shume qytetare te Vlores nga ekipet mjekesore cdo dite, duke pasur prioritet shendetin e cdo qytetari.

Per sqarim te opinionit publik referuar emisionit te transmetuar diten e djeshme ne televizionin Ora News, ju bejme me dije se:

Spitali Rajonal Vlore shpreh ngushellimet per humbjen e z.L.Z.

Se pari, eshte detyrim moral edhe social te tregojme te verteten edhe ne situata te pakuptimta te sajuara deri diku nga hidherimi  i vajzes se te ndjerit.

Ne date 27 dhjetor nepermjet telefonates drejt 127, z. L.Z eshte transportuar drejt spitalit me ambulancen e urgjences, ku bashke me te ndjerin ishte shoqeruese edhe e bija.

Po ne ate date, ku mjeku i urgjences triazhon rastin, ka kerkuar te  komunikoje me vajzen por ajo eshte larguar nga spitali pa lene asnje te dhene.

I ndjeri, me asistence mjekesore ne gjendje te rende (sqarojme ketu qe ishte i patrajtuar) niset drejt Spitalit Covid 1 .

Vetem ne mars, pra shume kohe me pas, e bija ka kerkuar informacion per te atin me pretendimin qe ajo ka bere aksident me motor diten qe e ka sjelle ate ne urgjence edhe u largua pa pritur as perfundimin e vizites mjekesore si dhe pa lene numer kontakti.

Ne te dhenat e spitalit po ate dite s’ka asnje te rregjistruar per aksident edhe per me teper, nuk figurojne te demtuar qe kerkojne asistence edhe hospitalizim per te vertetuar pretendimin se ajo eshte aksidentuar dhe nuk ka qene ne gjendje per te levizur.

Nga rregjistrat e reparteve nuk ka asnje dite shenime qe familjare te tjere kane sjelle ushqime(e bija e pohon qe s’ka sjelle ajo vete per shkak te aksidentit, por nuk permend ne asnje rast emrat e familjareve  qe jane paraqitur me ushqime prane spitalit ) dhe aq me teper te kerkojne informacion mjekesor per z. Zeqiri .

Znj. Zeqiri, ne muajin mars, pra shume kohe pas dhjetorit, ka kerkuar informacion per te atin, ku eshte sqaruar edhe pajisur me Fleten e Daljes nga Spitali Rajonal Vlore per te ndjerin. Sipas Fletes se Daljes referuar karteles mjekesore, i ndjeri ka qendruar vetem dy ore ne Spitalin Rajonal te Vlores, ku brenda kesaj kohe i eshte dhene ndihma e pare, eshte pajisur me ekzaminime mjekesore dhe eshte transferuar drejt Spitalit Covid 1, ku sic behet edhe me dije, ka humbur jeten.

Ne emrin e personelit mjekesor kerkojme ndjese per komunikimin aspak etik (te personelit mbeshtetes, ne rastin ne fjale shoferi i ambulances) edhe sigurojme qe situata te tilla nuk duhet te ndodhin per asnje arsye.

Kerkojme nga ana e organeve kompetente hetimin edhe transparencen e rastit duke treguar te verteten rreth kesaj ngjarje duke vene ne dispozicion cdo te dhene transparente nga ana e Spitalit Rajonal Vlore.

Fokusi i pandemise mbetet ndergjegjja e cdo individi per te respektuar masat kufizuese dhe rekomandimet mjekesore si dhe solidariteti njerezor i sejcilit prej nesh.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.