Prej 3 javësh i prekur nga Covid, humb jetën në spital biznesmeni i njohur nga Elbasani

26/12 16:45
Credits to Apollon TV
Prej 3 javësh i prekur nga Covid, humb jetën në spital biznesmeni i njohur nga Elbasani

Koronavirusi i ka marrë jetën biznesmenit nga Elbasani Edi Kapedani. Ky i fundit është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare, tre javë pasi ishte prekur nga Covid-19, dhe ku ndodhej i shtruar prej disa ditësh në spitalet Covid. Mësohet se gjendja e tij ishte përkeqësuar gjatë ditëve të fundit, dhe me gjithë përpjekjen e mjekëve nuk ia doli ta fitojë betejën me virusin. I ndjeri ishte një biznesmen i njohur në Elbasan, në sektorin e ndërtimeve, më së shumti në atë të hidrocentraleve.

Që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë, numri i qytetarëve që kanë humbur jetën zyrtarisht si pasojë e Covid 19 ka kapur shifrën e 1134 personave, ndërkohë që jemi ende larg fundit të luftës me këtë virus të rrezikshëm. Vetëm në 24 orët e fundit sipas MSH-së u kryen 2184 testime për Covid, 514 qytetarë u shëruan, si dhe u shënuan 553 raste të reja dhe 9 humbje jete.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.