Portieri i Apolonisë, Harizaj: Jam i lumtur dhe krenar per ftesen e pare nga kombetarja

08/06 16:20
Credits to Apollon TV
Portieri i Apolonisë, Harizaj: Jam i lumtur dhe krenar per ftesen e pare nga kombetarja

Shqipëria luan ditën e sotme ndeshjen e dytë miqësore pas asaj me Uellsin të përfunduar në barazim 0-0. Kuqezinjtë sfidojnë Republikën Çeke, ndërsa trajneri Edi Reja mund t’i japë shansin edhe disa të rinjve për të debutuar me ngjyrat kuqezi.

Një nga ta është edhe portieri i Apolonisë, Romeo Harizaj i cili është në grumbullimin e parë me kombëtaren. Në një prononcim për fshf.org, Harizaj thekson se e kanë mikpritur shumë mirë, ndërsa shton se është krenar për ftesën.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar për ftesën e parë që kam marrë nga ekipi kombëtar, i falenderoj të gjithë. Çunat janë gati, më kanë mirëpritur shumë mirë dhe i falenderoj për këtë gjë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.