PORTËZ, DREJT PËRFUNDIMIT RIKONSTRUKSIONI I SHKOLLËS 9-VJEÇARE

25/05 17:41
Credits to Apollon TV
PORTËZ, DREJT PËRFUNDIMIT RIKONSTRUKSIONI I SHKOLLËS 9-VJEÇARE

Po shkojnë drejt përfundimit punimet për rikonstruksionin e shkollës 9- vjecare të Portëzes, në njësinë administrative me të njëjtin emër. Inxhinieri i projektit Josif Basha, u shreh se investimi për zbatimin e projektit është financuar nga të ardhurat e buxhetit lokal të Bashkisë Fier. Sipas tij është ndërtuar godina e re dukatëshe me klasa moderne , ndërsa ambientet ekzistuese po transpormohen totalisht me kushte dhe standarte bashkëkohore duke filluar nga instalimet elektrike, hidraulike , ndërtimin e tualeteve , ndërtimin e catisë etj. Godina është rikonceptuar me më shumë ambiente , kabinete dhe laboratore , të cilat do të shërbejnë për përmirësimin e kushteve gjatë orëve te mësimit, si dhe rritjen e cilësisë së procesit mësimor. Sipas të njëjtit burim po ashtu mjediset e jashtme do të trajtohen me lulishte.Ndërkohë prindërit e nxënësve kanë vlerësuar investimin e pushtetit vendor për restaurimin e shkollës 9- vjecare. Sipas njërit prej tyre pas kërkesave të vazhdueshme për ndërhyrje në këte shkollë , ëndrra e nxënësve dhe prindërve u bë realitet i prekshëm , duke u dhënë fund vuajtjeve të nxënësve gjatë orëve të mësimit nga të ftohtit dhe lagështia. Kushtet bashkëkohore të shkollës së Portëzës pas rikonstruksionit do të krijojnë mjedise të ngrohta dhe të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor për mësuesit dhe nxënësit.
Shkolla 9- vjecare e Portëzës pritet që të jetë gati në muajin shtator për vitin e ri arsimor 2021- 2022 , për të pritur nxënësit në ambiente tërësisht të reja dhe klasa moderne ka thënë inxhinieri i projektit Basha.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.