Poloni/ Aksidentohet autobusi, humbin jetën 6 persona

07/03 11:05
Credits to Apollon TV
Poloni/ Aksidentohet autobusi, humbin jetën 6 persona

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 41 janë plagosur pasi një autobus humbi kontrollin dhe përfundoi në një kanal në Poloni. V iktimat ishin shtetas ukrainas. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Jaroslaw në juglindje të Polonisë, afër kufirit me Ukrainën. Televizioni privat polak TNV24 ka thënë se autobusi ka pasur targa polake dhe në të kanë qenë 57 qytetarë ukrainas, përfshirë dy shoferë.

Oleh Nikolenko, zëdhënës në Ministrinë e Jashtme të Ukrainës ka thënë se gjashtë qytetarë ukrainas kanë v dekur. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit. Dhjetëra zjarrfikës dhe disa helikopterë janë parë më vonë në vendin e ngjarjes. Polonia është destinacion i madh për punëtorët ukrainas, të cilët përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të fuqisë punëtore.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.