‘Politikë e ndyrë”, Braçe i drejtohet Metës: Në Facebook katastrofë, në Vranisht vendosmëri për të përhapur Covid-in, mbledhje me 30 vetë (E PLOTË)

18/02 9:56
Credits to Apollon TV
‘Politikë e ndyrë”, Braçe i drejtohet Metës: Në Facebook katastrofë, në Vranisht vendosmëri për të përhapur Covid-in, mbledhje me 30 vetë (E PLOTË)

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, ku shprehej i shqetësuar në lidhje me situatën e pandemisë.

Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale e ka quajtur ‘politikë të ndryrë’, teksa ka publikuar një shkrim me shqetësimin e Metës, ndërsa nga ana tjetër ai shfaqej në një takim me 30 persona në një ambient të mbyllur.

“Politikë e ndryrë! Në Facebook: Katastrofë nga COVID! Në Vranisht: Vendosmëri për të përhapur vetë COVID-in, mbledhje politike me 30 vetë, pa maskë e asnjë masë! Kjo është politika e ndyrë çdo ditë!”, shkruan Braçe.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.