Politika italiane në zi, ndërron jetë në moshën 86-vjeçare ish-kryeministri Silvio Berlusconi

12/06 11:45
Credits to Apollon TV
Politika italiane në zi, ndërron jetë në moshën 86-vjeçare ish-kryeministri Silvio Berlusconi

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë mëngjesi e kësaj të hëne, në spitalin San Raffaele në Milano.Lajmi është publikuar nga Corriere Della Sera.

Lideri i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset, u shua në moshën 86-vjeçare. Berlusconi u kthye në San Raffaele të premten e kaluar, pas një shtrimi të gjatë prej 45 ditësh, i cili përfundoi disa javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe një forme leuçemie.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.