Policia sekuestroi arsenalin e armëve në Tiranë, SPAK kërkon ‘arrest me burg’ për 9 të arrestuarit

04/04 9:43
Credits to Apollon TV
Policia sekuestroi arsenalin e armëve në Tiranë, SPAK kërkon ‘arrest me burg’ për 9 të arrestuarit

Prokuroria e Posaçme  ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 9 personat e arrestuar në lidhje me kapjen e armatimit dhe municioneve pak ditë më parë.

Sipas informacioneve, po mbahet seanca për të arrestuarit me 1 prill Paris Prenga, Bledar Deda, Flor Abazi, Bujar Jaupi dhe Arben Sufa.

Pritet që SPAK të caktojë masën e sigurisë edhe për dy personat e shpallur në kërkim, Sokol Xhura dhe Akil Kulla.

Gjithashtu, rivlerësim të masës së sigurisë, GJKKO do të japë edhe për Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku.

Këta dy persona janë arrestuar në fund të muajit shkurt pasi tentuan të ekzekutonin me eksploziv Gjon Menën në Kamëz.

Enver Jamaku, ka rrëfyer para drejtësisë edhe për 3 ngjarje të viteve të mëparshme të tentativave me lëndë eksplozive.

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.