Policia procedon penalisht “strukturat e mbrojtjes së votës”, bllokuan makinën e administratorit të Vreshtazit me pretendimin se po blenin vota

24/04 11:08
Credits to Apollon TV
Policia procedon penalisht “strukturat e mbrojtjes së votës”, bllokuan makinën e administratorit të Vreshtazit me pretendimin se po blenin vota

Policia ka proceduar penalisht tre simpatizantë të PD, pasi kanë ndalur makinën e administratorit të njësisë Administrative Vreshtas, Maliq, me pretendimin se në automjet kishte lekë për të blerë vota.

Policia bën me dije se janë proceduar penalisht shtetasit F. D., 25 vjeç; E. D., 21 vjeç dhe A. G., 54 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq (simpatizanë të një subjekti politik).

Këta shtetas në mënyrë të kundërligjshme në fshatin Podgorie, Maliq, i kishin bllokuar rrugën me automjetin e tyre  shtetasit Q. B., me detyrë administrator i Njësisë Administrative Vreshtas, Maliq, i cili udhëtontë me mjetin e tij, me pretendimin se në automjet kishte lekë për të blerë vota.

Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar në automjetin e shtetasit Q. B., nuk u gjet asnjë send kompromentues, në lidhje me procesin zgjedhor.

Edmond Spaho pak më parë bëri një denoncim duke thënë se mbrëmë “strukturat e mbrojtjes së votës” kanë ndaluar tre makina të njësisë administrativ Vreshtas, për vjedhjen e votave për zgjedhjet e 25 prillit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve F. D., 25 vjeç; E. D., 21 vjeç dhe A. G., 54 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq (simpatizanë të një subjekti politik).

Këta shtetas në mënyrë të kundërligjshme në fshatin Podgorie, Maliq, i kishin bllokuar rrugën me automjetin e tyre  shtetasit Q. B., me detyrë administrator i Njësisë Administrative Vreshtas, Maliq, i cili udhëtontë me mjetin e tij, me pretendimin se në automjet kishte lekë për të blerë vota.

Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar nga ana e grupit hetimor dhe shërbimeve të policisë në automjetin e shtetasit Q. B., nuk u gjet asnjë send kompromentues, në lidhje me procesin zgjedhor.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të trasportit”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.