Policia operacion “blic” në mes të Kavajës, ndalohet një Prokuror dhe shoferi i tij, i bastiset dhe shtëpia

30/06 15:24
Credits to Apollon TV
Policia operacion “blic” në mes të Kavajës, ndalohet një Prokuror dhe shoferi i tij, i bastiset dhe shtëpia

Një prokuror dhe shoferi i tij janë ndaluar nga Policia në Kavajë. Mësohet se ka qenë një operacion blic, si pjesë e të cilit janë ndaluar dhe shoqëruar dy personat e lartpërmendur.

Prokurori i arrestuar është Edmond Karriqi, ndërsa personi tjetër është Isuf Gega. Operacioni mësohet se është urdhëruar dhe koordinuar nga Prokuroria Speciale SPAK, por nuk dihet se për çfarë ata akuzohen specifikisht. Menjëherë pas ndalimit, në mes të shëtitores së Kavajës, Policia ka bastisur dhe shtëpinë e magjistratit.

Newsbomb.al mëson se procedimi penal ndaj magjistratit Edmond Karriqi, njëherësh drejtues i komanduar i Prokurorisë së Kukësit ka nisur rreth një muaj. Me urdhër të SPAK ai është mbajtur në monitorim nga organet e tjera ligjzbatuese.

Sot, teksa ndodhej në shëtitoren e Kavajës bashkë me sekretarin e Prokurorisë së këtij qyteti, Isuf Gega, ai është ndaluar dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë. Edmond Karriqi është ndaluar për akuza që lidhen me korrupsionin dhe aktualisht po merret në pyetje.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.