Policia me bllok në dorë, muzika jashtë orarit i kushton 10 milionë lekë pronarit të një lokali

17/07 21:33
Credits to Apollon TV
Policia me bllok në dorë, muzika jashtë orarit i kushton 10 milionë lekë pronarit të një lokali

Policia e Vlorës është duke vijuar kontrollet për monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet

Mësohet se është proceduar penalisht dhe gjobitur me 10 milionë lekë pronari i një lokali, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë jashtë orarit të lejuar.

“Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” shtetasin:

J.Sh., banues në Vlorë, administrator i një subjekti, pasi u konstatuan duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Gjithashtu, për subjektin është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.”, njofton Policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

 

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.