Policia ka zbuluar se shqiptari Alket Rizai eshte i lire ne rruge, behet fjale per nje arratisje te re apo …

30/01 7:54
Credits to Apollon TV

Shqiptari Alket Rizai, i burgosur në Greqi dhe i cilësuar si mjaft i rrezikshëm për mjaft bëma të tij, por edhe për tentativën e arratisjes me helikopter nga burgu i sigurisë së lartë në Koridhalo, ka habitur policinë e vendit helen. Mediet greke shkruajnë se policia ka zbuluar shqiptarin Alket Rizai të lirë në rrugë.

Skuadra e Ndërhyrjes së Shpejtë ka ndaluar një mjet tip “BMW” luksoze me xhama të zinj, që iu ka tërhequr vëmendjen, në kryqëzimin e Qipros, duke iu kërkuar pasagjerëve të dilnin jashtë me duart lart. Sapo personat kanë dalë, policët dhe qytetarët prezentë janë habitur. Një ndër tre personat ishte shqiptari Alket Rizai. Ky i fundit kishte marrë leje nga burgu i Domokos dhe qarkullonte i lirë.

Bashkë me të ishte një shtetas grek, shumë i njohur për jetën e natës. Ndërsa personi i tretë ka rezultuar një shqiptar me kartelë të kuqe, i shumëkërkuar për vrasje. 36-vjecari shqiptar rezultonte i kërkuar edhe për vepra të tjera penale. Ai u shoqërua në rajonin e Fthiotidas, ku mbërriti një grup special nga Athina që e mori në dorëzim.

Ndërsa greku që shoqëronte Rizain ishte Vasili Varelas, edhe ky me leje nga burgu. Varelas është një nga kriminelët më të njohur grek, personi që në 2011 dha urdhër të ekzekutoheshin babë e bir shqiptarë Fillim dhe Oligert Mesaja. Rizai dhe Varelas dolën me leje mbasditen e së premtes për 5 ditë. Varelas ka qenë dublant i Jack Norris në Hollivud.

Shpërndaje

TË NGJASHME

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.