Policia i bën “block” KAMIONËVE që lëvizin jashtë orarit në zona turistike, votëm sonte gjobiten 56 drejtues

09/07 22:26
Credits to Apollon TV
Policia i bën “block” KAMIONËVE që lëvizin jashtë orarit në zona turistike, votëm sonte gjobiten 56 drejtues

Policia Rrugore vijon kontrollet permanente në të gjithë vendin, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Në zbatim të Udhëzimit të Përbashkët të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrit të Brendshëm, nga strukturat vendore të Policisë janë planifikuar dhe janë marrë masat shtesë gjatë sezonit turistik edhe për kufizimet e qarkullimit të mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave, në ditët e pushimeve javore dhe festave zyrtare.

Për këtë, Policia Rrugore ka filluar zbatimin e detyrimeve për kufizimin e lëvizjes së këtyre automjeteve duke filluar nga data 15 qershor 2021 deri në 15 shtator 2021.

Si rezultat i kontrolleve, mbrëmjen e sotme janë ndëshkuar me masë adiminstrative nga Policia Rrugore Tiranë, Lezhë, Durrës, Fier e Vlorë, drejtuesit e 56 kamionëve, me masë administrative 3000 lekë secili.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.