Policia Fier arreston 28 vjecarin qe qelloi me arme mbremjen e djeshme ne Divjake

29/03 13:30
Credits to Apollon TV
Policia Fier arreston 28 vjecarin qe qelloi me arme mbremjen e djeshme ne Divjake


Divjakë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Ferras, Divjakë.

Vihet në pranga 28-vjeçari që ka gjuajtur në ajër me armë zjarri, për motive të dobëta.

Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në fshatin Ferras, ku u gjuajt në ajër me armë zjarri.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. L., 28 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja” e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit P. G., 47 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Kanosje” e kryer në bashkëpunim; K. N., 20 vjeç, banues në Lushnjë dhe E. B., 32 vjeç, banues në Golem, Lushnjë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi G. L., në bashkëpunim me tre shtetasit e proceduar, ka qëlluar për motive të dobëta, me armë zjarri automatik në ajër, në afërsi të banesës së shtetasit P. B., në fshatin Ferras.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë armë zjarri automatike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.