Policia e Vlorës iu uron të gjithë fëmijëve Gëzuar 1 Qershorin

01/06 12:28
Credits to Apollon TV
Policia e Vlorës iu uron të gjithë fëmijëve Gëzuar 1 Qershorin

Për 1 qershorin, Policia e Vlorës ka hapur dyert për të pritur fëmijët. Të shoqëruar nga edukatorët, fëmijët janë lejuar nga efektivët që të luajnë me makinat dhe motorët e policisë. Ato shfaqen edhe me pankarta në duar me disa mesazhe të rëndësishme. ” Një vizitë speciale nga fëmijët e kopshtit “Internacional” në Policinë e Vlorës .Fëmijë e këtij kopshti, të shoqëruar nga edukatoret, panë nga afër ambientet dhe mjetet e Policisë. Punonjësit e Policisë i mirëpritën fëmijët duke i lejuar për disa minuta të luanin me makinat dhe motorët e Policisë. Drejtoria e Policisë Vlorë uron të gjithë fëmijët gëzuar festën e 1 Qershorit”, njofton policia.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.