Policia e Shtetit blindon Fierin e Vloren pas ekzekutimit të 41 vjecarit ne Fier

01/02 13:42
Credits to Apollon TV
Policia e Shtetit blindon Fierin e Vloren pas ekzekutimit të 41 vjecarit ne Fier

Pas atentatit të ndodhur në qytetin e Fierit ditën e sotme, ku ekzekutua me dy plumba Shkëlzen Kastrati, Policia e Shtetit pas Fierit ka blinduar edhe qytetin e Vlorës.

Hetuesit mendojnë se pas djegies së makinës “Range Rover” në Baltez, ekzekutorët mund të jenë larguar për në qytetin e bregdetar. Për shkak të dinamikës së ngjarjes dyshohet se kemi të bëjmë me vrasës profesionist të cilët kanë vepruar me përpikmëri.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga, forca të shumta policie kanë blinduar pikat kyçe nga ku mendohet se mund të jenë larguar vrasësit e 41 vjeçari Shkelzen Kastrati

Kastrati njihet si një person i qetë, ndërkohë vlen të përme.ndim se ai është i vëllai i Klement Kastratit, personit të cilit iu bë atentat 4 vite më parë po në Mbrosar të Fierit, ku humbi jetën një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Duke qenë se ngjarja ka ndodhur në një orar kur zona ka pasur prani të madhe qytetarësh, Policia është duke shoqëruar dëshmitarë që mund të kenë parë skemën në të cilën kanë ndodhur krimi.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.