Policia e prerë me qytetarët: Dje i këshilluam, sot s’do të ketë tolerime! Bizneset të mbyllen më herët dhe jo në 20:00 e pastaj të shkojnë në shtëpi

12/02 19:28
Credits to Apollon TV
Policia e prerë me qytetarët: Dje i këshilluam, sot s’do të ketë tolerime! Bizneset të mbyllen më herët dhe jo në 20:00 e pastaj të shkojnë në shtëpi

Zv. Drejtori i policisë së Tiranës Dhimitraq Ziu ka paralajmëruar qytetarët se ditën e sotme nuk do të ketë tolerime, ndryshe nga dje kur policia ka këshilluar shumë qytetarë dhe nuk i ka gjobitur.

Ai u shpreh për Report Tv se qytetarët po abuzojnë edhe me lejet që kanë marrë në e-Albania, pasi e përdorin për të lëvizur nëpër qytet dhe jo për të shkuar në destinacionin që kanë kërkuar.

Ziu kërkoi nga pronarët e bizneseve që subjektet e tyre të mbyllen para orës 20:00, në mënyrë që këta pronarë të jenë në shtëpi para se të fillojë kufizimi i lëvizjes.

“Fillimisht mori masat duke i orientuar dhe këshilluar qytetarët, më pas filluam me regjimin e masave administrative.  Policia e kishte Domosdoshmëri të merrej me një pjesë të vogël qytetarët sidomos me drejtuesit e mjeteve që shkelin më shumë aktin normativ. Sot ju bëjmë më dije policia ka dalë në terren dhe ka njoftuar të gjitha subjektet se ora e mbylljes është një 20:00. Dmth subjektet duhet të mbyllen më herët dhe jo në 20:00 të mbyllen bizneset dhe pastaj të shkojnë në shtëpi.  Në orën 20:00 fillon gjobitja”, tha Ziu.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.