Policia e Kurbinit ka arrestuar një 14 vjecar, pas informacioneve të dhëna nga banorët e fshatit Shpërdhet, se po qëllonte me a rmë zjarri në ajër.

10/07 16:24
Credits to Apollon TV
Policia e Kurbinit ka arrestuar një 14 vjecar, pas informacioneve të dhëna nga banorët e fshatit Shpërdhet, se po qëllonte me a rmë zjarri në ajër.

14 vjeçari me inicialet D.T, është neutralizon pa shkaktuar probleme, si dhe policia ka sekuestruar a rmën e zjarrit a utomatik, me të cilën i riu qëlloi me b reshëri në ajër.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin pas marrjes së njoftimit se një shtetas po qëllon me a rmë zjarri në ajër në fshatin Shpërdhet, Kurbin, kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë e profesional kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe a rrestimin në flagrancë të autorit, konkretisht shtetasit D.T., 14 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe a rmën e zjarrit automatik, me të cilën ky shtetas kishte qëlluar në ajër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.