Policia ‘blindon’ kryeqytetin , postblloqe per identifikimin e personave problematike

13/12 15:29
Credits to Apollon TV

Qytetarët do të dalin sërish në protestë pasditen e sotme, e pesta protestë radhazi kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Lidhur me këtë, policia ka ngritur postblloqe në aksin Fushë Krujë-Tiranë dhe Fushë Krujë-Rinas-Vorë, me qëllim parandalimin e veprimtarive kriminale dhe identifikimin dhe parandalimin e ardhjes drejt kryeqytetit për t’iu bashkuar protestës të elementeve problematikë, që posedojnë sende të forta apo armë.

Mësohet se po ushtrohen kontrolle në automjete, në të cilat udhëtojnë djem të rinj, por edhe furgonë e autobusë, që transportojnë pasagjerë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.