Policia arreston nje prej autoreve te tentatives grabitjes ne Roskovec ku u plagos me arme nje 47 vjecar

11/02 19:53
Credits to Apollon TV
Policia arreston nje prej autoreve te tentatives grabitjes ne Roskovec ku u plagos me arme nje 47 vjecar

Fier

Policia ve në pranga një prej autorëve të dyshuar të vjedhjes me armë të mbetur në tentativë mbrëmjen e djeshme në Roskovec.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe koordinimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 10.02.2021, ku katër persona të maskuar dhe me armë zjarri tentuan të vidhnin banesën e shtetasit Arben Çepele ., 57 vjeç, dhe për pasojë ngeli i plagosur në këmbë kushëriri i 57-vjeçarit, shtetasi Arben Çepele, 47 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

Elis Bushi 26 vjeç, banues në Vlorë.(I dënuar më parë për veprat penale “Plagosje” dhe “Vjedhje me dhunë”)

Si rezultat i rrethimit në një perimetër të gjerë të zonës dhe kontrollit përgjatë natës dhe paradites së sotme, shërbimet e Policisë kapën 26-vjeçarin me automjetin tip “Nisan”, ku gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një kapuç, maskë, një fenelinë dhe një radio si ajo e policisë, tre aparate celularë, një trapan, pesë copë fishekë arme gjahu, veshjet të dyshura të përdorura në kohën e ngjarjes.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë gjahu, shtatë fishekë arme gjahu, një thikë metalike, tre radio si ato të policisë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.