Policia aksion në plazhin e Durrësit, sekuestron shezlongët dhe çadrat pa leje

30/06 10:22
Credits to Apollon TV
Policia aksion në plazhin e Durrësit, sekuestron shezlongët dhe çadrat pa leje

Ka nisur këtë paradite në Durrës aksioni kundër zënies së paligjshme të rërës në bregdetin e këtij qyteti.

Në terren janë dy grupe me policë bashkiakë dhe të Policisë së Shtetit, teksa kjo e fundit është iniciatore e këtij aksioni.

Deri më tani janë sekuestruar shezlongët dhe çadrat e tre subjekteve. Aksioni po zhvillohet nga Ura e Dajlanit tek Iliria, si dhe nga Përroi i Agait deri te Shkëmbi i Kavajës.

Aksioni i policisë është në zhvillim e sipër për të gjitha ato subjekte që kanë zënë territor plazhi pa leje zyrtare.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.